Miqësi e hershme mes Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaçit, kjo foto zbulon gjithçka

Aktuale

Miqësi e hershme mes Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaçit, kjo foto zbulon gjithçka

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:22
Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj duket se ka një njohje të hershme me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo njohje daton që në vitin e parë të studimeve në fakultetin e historisë në fillim të viteve 90-ta në Prishtinë.

Së fundi një foto e shpërndarë në rrjete sociale, Enver Hoxhaj duket krah për krah me Hashim Thaçin, teksa festojnë absolventiadën ndërmjet viteve ’1992-93’. Bashkë me ta, duket edhe profesori Nuri Bexheti, një prej njerëzve kryesorë në UÇK.

Të dy duken të buzëqeshur, dhe ish kolegët e tyre tregojnë për një afërsi të madhe e miqësi që kanë pasur Hoxhaj dhe Thaçi që nga koha e studimeve në Universitetin e Prishtinës që kalon mbi 30 vite të njohjes.

Hyrja në politikë e Hoxhajt, dhe pikërisht në PDK pas luftës, duket që nuk ishte e papritur për faktin që të dy ishin njohur në kohën e studimeve, miqësi e kanë vazhduar afërsisht edhe duke qenë bashkë në politikë deri në ditët e sotme.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat