Pacolli falënderon Engel: Ne jemi të bekuar që kemi miqësinë e Amerikës

Aktuale

Pacolli falënderon Engel: Ne jemi të bekuar që kemi miqësinë e Amerikës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:37
Behgjet Pacolli dhe Eliot Engel

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka falënderuar kongresmenin Eliot Engel për punën e tij që kishte bërë për Kosovën.

Engel pas 32 vjetësh përfundon punën e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se përkulet me gjithë nderim para figurës së Eliot Engel.

“Ndërsa përkulem gjithë nderim përpara figurës së Kongresmenit Eliot Engel, duke kujtuar gjithë bashkëpunimet tona që datojnë herët nga njohja e Kosovës prej SHBA-ve, Afrika, etj, dua të përkujtoj disa mësime që duhet t’i kemi parasysh: Ne jemi të bekuar që kemi miqësinë e Amerikës, por miqësia është marrëdhënie”.

“Le ta pyesim veten: çfarë i japim ne SHBA-ve, ndërsa vetëm kërkojmë prej saj. Miqësitë kanë nevojë për t’u investuar, për t’u shërbyer, sepse përndryshe mund të mbeten kujtime të mira, askush nuk na ka borxhe në mirënjohje, ndërsa ne i jemi borxh Amerikës! Nderim për këtë mik të madh të Kosovës! Duhet të kujdesemi ta ruajmë marrëdhënien me të; të gjejmë pasardhës të nivelit të tij, e pse jo – na duhen disa si ai… në pjacën më të rëndësishme të diplomacisë botërore”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat