Deputeti i LDK-së jep lajme të mira: Pas Eliot Engel, Kongresit amerikan iu bashkua edhe një mik i Kosovës

Aktuale

Deputeti i LDK-së jep lajme të mira: Pas Eliot Engel, Kongresit amerikan iu bashkua edhe një mik i Kosovës

Nga: H.O. Më: 4 janar 2021 Në ora: 08:21
Eliot Engel

Deputeti i LDK-së Faton Bislimi përmes një postimi të tij në Facebook ka komentuar largimin e Kongresistit amerikan, mikut të Kosovës, Eliot Engel. Bislimi thotë se i ka dërguar edhe një letër falënderimi për punën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

Tutje, deputeti i LDK-së thotë se në vendin e Kongresistit Engel, do të vijë Greg Meeks, ‘një demokrat, përkrahës i hershëm i kauzës sonë në Kongres dhe mik i vjetër i Joe DioGuardit (për shkak të punës historike të DioGuardit për të siguruar Medaljet e Nderit për afrikano-amerikanët e rënë heroikisht në Luftën e Dytë Botërore!)

Sipas Bislimit, bashkëpunimi me Kongresin e SHBA-ve në përgjithësi e Komitetin për Punë të Jashtme në veçanti mbetet formula më e suksesshme e sigurimit të përkrahjes së vazhdueshme të Amerikës për kauzën tonë kombëtare.

Postimi i plotë:

Sot, më 3 janar, është betuar Kongresi i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, burimi më i rëndësishëm i fuqisë së...

Posted by Faton Bislimi on Sunday, 3 January 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat