Dikur studentja më e mirë, ja se cila është biografia e presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Dikur studentja më e mirë, ja se cila është biografia e presidentes Vjosa Osmani

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:44
Vjosa Osmani

Ajo sot është një prej emrave më të përfolur në skenën politike. Njihet edhe si politikanja e guximshme e cila sfidoi kryesinë e partisë së saj. Vjosa Osmani – Sadriu (lindur më 17 maj 1982) është juriste dhe Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aktualisht, ajo ushtron edhe detyrën e presidentes së Kosovës. Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T. Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut.

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.[3]

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

The Role of the Parliamentary Diplomacy in Shaping the Foreign of the Policy of the Republic of Kosovo (University of Pittsburgh, Law Review, excepted publication: FALL 2014);
Arbitration – A Guide for judges and practitioners (published by USAID, 2008);
Balkans – Foreign Affairs, Politic and Socio-Cultures (co-author of section of Kosovo’s Foreign Policy (EPOKA University Publications, Tirana, October 2011,ISBN:978-9928-4044-4-2);
Kosovo’s foreign policy: Five Years On (in “Political Thought: Foreign policy and aspects of international diplomacy”, co-author, Year 2011, No 43, September 2013 Konrad Adenauer Stiftung;
Bar Exam Manual – Section on Commercial Law (published by UNDP and Kosovo Chamber of Advocates, co-author, 2008);
Representing Kosovo before the International Court of Justice( published by the Center of the International Legal Education (CILE Notes), September 2010, University of Pittsburgh – School of Law;
Business Law – Authorized Lectures (published by Riinvest University, Kosovo, 2008);
The Big Impact of a Small Program in the Development of the Rule of Law in Kosovo (in “The Export of Legal Education: Its Promise and impact in transition countries, published by Ashgate, 2009);
MONOGRAPH: “Street Children in Kosovo”, (published by the Finnish Human Rights Program in the Kosovo in three languages (English, Albanian, Serbian, 2004)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat