Vrasja që tronditi Kosovën: Kush kërkoi 250 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt?

Aktuale

Vrasja që tronditi Kosovën: Kush kërkoi 250 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt?

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:32
Tahir Zemaj, Enisi dhe Hasani

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Tahir Zemaj, njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Logjës, u vra në vitet e para të pasluftës, në Kosovën tashmë të çliruar.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, kriminelët, i dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatin në hyrje të Pejës.

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.

I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se, për vrasjen e kolonelit Tahir Zemaj ishin dhënë 135 mijë euro.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, vrasësit kishin kërkuar 250 mijë euro.

Miftari thotë se të hapet dosja dhe të shikohen se kush kishte paguar ato 135 mijë euro.

Postimi i plotë:

Isë, Avdullah, Agim, Selim, Lumez ...sa bluni... hapni dosjen e Tahir Zemajt shikoni kush kishte pranuar 135.000 euro edhe pse vrasësit i kishin kërkuar në fillim 250.000 euro, dhe kush kishte paguar vrasjen e Tahir Zemajt ku janë tret transkriptat, sms e bisedat e përgjimeve disa mujore të dhjetëra telefonave që lidhen me planifikimin e kësaj vrasje dhe disa vrasjeve tjera janë të njëjtët ekipe të vrasësve!

Mos i kujtoni viktimat vetëm kur ka zgjedhje dhe përvjetorë pasi jeni kah bëni biznes e propaganda politike me viktima, ju jeni ka i vrisni për se dyti herë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat