Eskalon Zafir Berisha: Nëse doni të votoni për Daçiqin, votoni Vetëvendosjen

Aktuale

Eskalon Zafir Berisha: Nëse doni të votoni për Daçiqin, votoni Vetëvendosjen

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:40
Zafir Berisha

Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, ka deklaruar se nëse qytetarët donë të votojnë për kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të votojnë Vetëvendosjen.

Ai tha se dyshon në veprimtarinë që ka pasur Haki Abazi në Beograd, dhe se ai është fytyra e Daçiqit.

“Haki Abazi për 11 vjet ka qenë me zyre në Beograd dhe unë kam të drejtë të dyshoj për misionin e tij në Kosovë. Ftyrën e Daqiqit e keni në Vetëvendosje. Dhe nëse jeni për fytyrën e Daçiqit, atë e keni Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai në T7.

Përndyrshe, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet, me ç’rast ka thënë se Nisma do të shkojë e vetme në to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat