PDK-së në Gjakovë i bashkohen 70 të anëtarë të rinj

Aktuale

PDK-së në Gjakovë i bashkohen 70 të anëtarë të rinj

Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:56
Foto Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë i janë bashkuar 70 anëtarë të rinj.

Në njoftimin e bërë nga PDK thuhet se anëtarët e rinj janë të profileve të ndryshme.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon që mbetet alternativa më e mirë dhe më e hapur për të rinjtë. Platforma jonë e cila ka qendër avancimin e të rinjve të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë aktive e politikës dhe vendimmarrjes çdo ditë e më shumë po përqafohet gjithandej Kosovës.  Sot, Degës së PDK-së në Gjakovë i janë bashkuar edhe 70 anëtarë të rinj të profileve të ndryshme, duke e pasuruar dhe fuqizuar degën tonë atje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se PDK ka bërë zyrtare kandidimin e kryetarit në detyrë, Enver Hoxhaj për postin e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat