“Vota për Vetëvendosjen është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit”

Aktuale

“Vota për Vetëvendosjen është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit”

Nga: A.Morina Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:01
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka vazhduar me akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha tha se VV nuk po ndalen duke shpifur dhe linquar rivalët politikë me lajme të rrejshme të përgatitura në kuzhinat e spiunzhit serbo-ruse.

"Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në Qeverinë e Kosovës që mendojnë se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se heroi Isa Boletini ka qenë mercenar", shkroi Berisha në rrjetin social Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Nuk duhet sot me i ardhë keq askujt me thënë të vertetën për rivalët politikë deri sa ata nuk ndalen duke shpifur e linquar, besa edhe duke përdorur edhe lajme të rrejshme të përgatitura në kuzhinat e spiunzhit serbo-ruse!

Po e përsëris një të vërtet që është e shkruar me të zezë në të bardhë:

Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në Qeverinë e Kosovës që mendojnë se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se Heroi Isa Boletini ka qenë mercenar.

Vota për sektin e LVV është votē për “leshkuqa” qe kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në Qeverinë e Kosovës, votë për nipa e mesa të Lazaroviçve të Valevēs e pasardhës të “milicëve” tē Sebisë, që për pak ditë pranuan ndihma nga Serbia dhe nga një shtet që kishte bërë gjenocid në Kosovë të cilën e njihte bota demokratike, e paraqitin si shtetë humanitar!

Kosova asnjëher nuk ka qenë në ketë udhëkryq të rrezikshëm, prandaj duhet një mobilizim jo vetëm për fushat elektorale por edhe për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që po i vijnë Kosovës!

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat