Ramiz Lladrovci në ditën e parë të punës më 2021 e pret në zyrë Sulejman Selimin

Aktuale

Ramiz Lladrovci në ditën e parë të punës më 2021 e pret në zyrë Sulejman Selimin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:28
Pamje nga takimi

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se ditën e parë të punës për vitin 2021 e ka pritur në takim ish-gjeneralin Sulejman Selimi.

Ladrovci i cili ka publikuar një foto me Selimin në Facebook ka shkruar se jeta i ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore.

Postimi i Selimit:

Dita e parë e punës, në takimin e parë të këtij viti të mbarë, prita në takim, një nga bijtë më të çmuar të luftës dhe paqes, ish gjeneralin, Sylejman Selimin.

Krenar me miqësinë tënde miku im, jeta na ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore.
Lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin, është mision.

Këtë mision, ua kemi borxh të rënve dhe gjeneratave që tash kontribuojnë për atdheun me përgjegjësi në krye të detyrës.

Respekt miku im, faleminderit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat