Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Tahir Zemajt: Vetura është gjendur dhe hedhur në Dri, ky njeri e ka gjithë dosjen...

Aktuale

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Tahir Zemajt: Vetura është gjendur dhe hedhur në Dri, ky njeri e ka gjithë dosjen...

Nga: P.R Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:08
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e Tahir Zemajt

Dje janë bërë 18 vite që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin Enisin dhe kushëririn, Hasanin, të cilët i vranë në një atentat më 4 janar të vitit 2003.

Kur kanë kaluar 18 vite që nga kjo vrasje makabre, kreu i LDK-së, Isa Mustafa kërkoi zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt, bashkë me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

E ndaj Mustafës reaguan menjëherë familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Nese eshte i interesuar Isa Mustafa qe te ndriqohet vrasja e trefishte ne Peje kete kisht rast ta pyste ish partnerin e vet Hashim Thaçin per deklaraten e tij qe kishte leshuar gjate luftes Thaçi :"Me ty Tahir Zemaj dhe njesitet tua do te luftoj si me shka" Ndersa pika 43 e aktakuzes se Gjykates Speciale sqaron me tutje ...”, shkruan familja Imeri në faqen e tyre ne facebook.

Ndaj kësaj deklarate të familjes Imeri, reagoi publicisti Sefedin Krasniqi, i cili është autor i librit “Kështu foli Tahir Zemaj”.

“I nderuar, vertete, pse ate qe dihet po mundohesh ti dhe ndonje tjeter ta mjegulloni . Pse mundohesh t’ia ngarkosh vrasjen e Zemajt Ises, kur lidhje s’ka me të!? Hashim Thaçi, fillimisht ishte partner i Dr. Rugoves. Ne vitin 2003, Rugova jetonte ende. Edhe pika 43 s’ka cka qarteson asgje me shume sesa dihet. Vec kesaj GjS s’merret me vrasjet pas 31.12.2000! Vrasja e Tahir Zemajt dihet”, ishte komenti i Krasniqit.

Ndaj kësaj u kundërpërgjigj përsëri familja Imeri.

“I nderuar Z. Krasniqi , nuk po e mjegullojme kete vrasje dhe e dijme te gjithe qe Isa Mustafa nuk ka dore ne asnje vrasje kjo eshte e qarte por demagogjia e tij nuk ecen me”, shkruan familja Imeri.

E debati nuk u ndal me kaq. Sefedin Krasniqi zbuloi detaje tjera nga vrasja e kolonel Zemajt.

“Haki Imeri demagogji po bene ti. A di pse? Ne Tahir Zemajn eshte gjuajtur nga vetura Opel Ascona. Ajo veture ka qene e regjistruar ne emer te dikujt. Ajo veture, pas vrasjes eshte hudhur ne Dri. Ajo veture eshte nxjerre nga Drini nga policia e Kosoves. Pasi policia e Kosoves e kane lexuar emrin dhe mbiemrin e pronarit, veturen e Kane leshuar ne Dri perseri. Ajo veture kurrë nuk eshte nxjerre pastaj nga Drini. A mjafton? Çka paska pasur ketu Isa?”, shkruan Sefedin Krasniqi.

“Seff Krasniqi , Tregimi yt po tinellon interesant apo jo?? ;" Ne Tahir Zemajn eshte gjuajtur nga vetura Opel Ascona. Ajo veture ka qene e regjistruar ne emer te dikujt. Ajo veture, pas vrasjes eshte hudhur ne Dri. Ajo veture eshte nxjerre nga Drini nga policia e Kosoves. Pasi policia e Kosoves e kane lexuar emrin dhe mbiemrin e pronarit, veturen e Kane leshuar ne Dri perseri. Ajo veture kurrë nuk eshte nxjerre pastaj nga Drini."”, iu kundërpërgjigj familja Imeri.

Por, Sefedin Krasniqi shkroi më tej se edhe Shkumbin Mehmeti e ka thënë emrin e vrasësit të Tahir Zemajt.

“Haki Imeri, edhe çka ? A nuk eshte ashtu? Pse a s’ka qene ne TV filmimi i nxjerrjes se vetures nga Drini dhe leshuarja e saj prape ne Dri? Po familja Zemaj nuk dinë kete? Po Shkumbin Mehmeti, a nuk e ka thene emrin e vrasesit ?”, shkruan Krasniqi.

E familja Imeri si duket i nuk i beson këtij versioni.

“Seff Krasniqi cka ka lidhje sa pollavrat dalin ne tv e pastaj te besojma a?”, shkruan me tëj familja Imeri.

Por, Sefedin Krasniqi në replikën e tij, zbuloi edhe emrin e njeriut që e ka dosjen për Tahir Zemajn.

“Haki Imeri, ka lidhje, sepse polici e ka lexuar me ze emrin dhe mbiemrin e pronarit të vetures. Pasi ke aq fuqi të madhe, kerko nga RTK ta nxjerre nga arkivin filmimin. Ose shko te Xhevat Ibra dhe kerkoja dosjen, sepse ai ishte ne ate kohe kryeshef i policise se Pejes. A ka deshmi me të forte sesa emri i pronarit të Opel Ascones?”, shkruan Krasniqi.

E familja Imeri tha se këto detaje i ka në evidencë edhe Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

“Seff Krasniqi , sigurisht e ka ne evidence edhe Kryprokurori i dhomave te specializuara kete deshmi te shohim si po rrjedhin ngjarjet ne Gjykaten Speciale ne kete vit”, shkruan familja Imeri.

E debati përfundoi me kundërpërgjigjen e Sefedin Krasniqit.

“Nuk di për Prokurorin çka ka sepse s’kam asnje lidhje. Por di nje gje, intervisten për librin « Keshtu foli Tahir Zemaj » e kam bere une. Edhe emrin ia kam dhene une për faktin qe ato çka i ka thene Tahiri, nuk kam pasur mundesi t’i vertetoje. Prandaj, kush nuk beson, le ta vertetoje ate qe ka thene Tahiri”, shkruan në komentin e tij, Sefedin Krasniqi, autor i librit “Kështu foli Tahir Zemaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat