Një “goditje” e fuqishme iu vjen Agim Veliut dhe Bajram Gecajt: Po të ishte koha e Kanunit, ju dy...

Aktuale

Një “goditje” e fuqishme iu vjen Agim Veliut dhe Bajram Gecajt: Po të ishte koha e Kanunit, ju dy...

Nga: N.Sh Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:38
Bajram Gecaj dhe Agim Veliu

Delegati i Përgjithshëm i Kuvendit të LDK-së, Naser Arifi, ka reaguar ndaj Agim Veliut dhe Bajram Gecajt.

Pas fyerjeve në drejtim të Vjosa Osmanit, nga ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliut që i bëri sot, pati shumë reagime në mbrojtje të zonjës Osmani.

Edhe Arifi i doli në mbrojtje Osmanit, ku shprehet se po të ishte koha e Kanunit, nuk do të mundnin me sulmua një grua për të dytën herë.

Ai shkruan në Facebook, se edhe Gecaj ka fyer dy vajzat e Osmanit, të cilat ende nuk kanë fillua klasën e parë.

Reagimi i plotë:

Këta dy, duhet ta dinë se po të ishte koha e kanunit, këta nuk do të mundnin për të dytën herë me e sulmu një grua në nderin e saj.

Monstra-ministër sulmon në mënyrën me të pa-fytyrë, një bijë, nënë, grua e motër tonë

Monstra tjetër, këshilltari i tij sulmon dy vajza të vogla, që akoma nuk kanë fillu klasën e I-rë.

E kush po hesht? Po heshtin të gjithë të cilët janë strukur mbrapa të pa-moralshmeve të tillë edhe po shpresojnë me dal e me kërku besimin e qytetarëve.

Turp për këta, turp edhe për ata që nuk reagojnë.

Për pak jave, ju të dy dhe shokët tuaj, nuk do te keni mundësi ma me sulmu një grua, ju do të keni përballë djem të këtij veni të cilët do të ju nxjerrin nga birat e minjve me forcën e moralit dhe te ligjit.

Ju, do të dilni para qytetarëve dhe do t'ju nxihen fytyrat edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat