Haxhi Shala ia “merr” Nismës edhe një person të rëndësishëm

Aktuale

Haxhi Shala ia “merr” Nismës edhe një person të rëndësishëm

Nga: A.M. Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:52
Foto e publikuar ne Facebook nga Shala

Deputeti i AAK-së Haxhi Shala ka njoftuar se asambleisti i Nismës Socialdemokrate Vehbi Berisha ka aderuar në AAK.

Po ashtu, Shala ka thënë se Berisha ishte nënkryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas.

“Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot ka aderuar në Aleancë edhe asambleisti Vehbi Berisha.

Fuqishëm, rrugëtimit tonë politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i’u është bashkuar edhe asambleisti dhe nënkryetari i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha.

Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur.

Nga sot, Vehbiu e ka shprehur vullnetin që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë me AAK-në.

HSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat