Shpërthimi në Ferizaj, 7 persona në gjendje të rëndë

Aktuale

Shpërthimi në Ferizaj, 7 persona në gjendje të rëndë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:35
Emin Beqiri

Shtatë persona janë në gjendje të rëndë, nga 43 sa janë lënduar gjithsej si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj pasditen e sotme.

14 prej personave të lënduar po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa të tjerët po trajtohen në spitalin e Ferizajt.

Kolonel Emin Beqiri, drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt, tregoi për KosovaPress numrin e të lënduarve.

Beqiri: Shpërthimi ndodhi pasdreke

“Shpërthimi ka ndodhur në orët e pasdrekes dhe dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi. Numri i të lënduarve, sipas asaj që dimë që janë dërguar ne shtëpi të shëndetit janë 43, prej tyre në Prishtinë janë dërguar 14 persona”, tha ai.

Personat e lënduar janë larguar menjëherë nga vendi i shpërthimit, me reagimin e Policisë se Kosovës, zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore.

Beqiri: Po vijojmë hetimet

“Aktualisht jemi duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe duke shikuar mundësitë e tjera të hetimeve”, tha ai.

Nga kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Ferizaj, lokali në të cilin ndodhi shpërthimi ka pësuar dëme të mëdha materiale, e edhe lokalet e tjera përreth janë dëmtuar.

Ndryshe, ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat