Kamera e kap një burrë duke rrahur gruan publikisht, teksa e nxirrte me karrocë nga QKUK-ja

Aktuale

Kamera e kap një burrë duke rrahur gruan publikisht, teksa e nxirrte me karrocë nga QKUK-ja

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në Ferizaj ka lënduar mbi 40 persona, disa prej të cilësve po trajtohen në Emergjencën e QKUK-së.

Kjo gjë ka ngjallur interesimin e mediave, të cilat po qëndrojnë në oborrin e Emergjencës që prej orës 17:00.

Gazetarët po përcjellin vizitat e zyrtarëve të shtetit, të cilët po vizitojnë të lënduarit. Pak minuta më herët vizitë kreu edhe presidentja Vjosa Osmani, por fokusi i raportimit LIVE të RTK-së ra diku tjetër.

Burri që po e nxirrte një grua me karrocë nga Emergjenca, kapet nga kamera tek e godet këtë të dytën në kokë. Nuk dihet arsyeja, mirëpo shihet një goditje që ai i jep pas kokës.

Ndërkaq, nuk dihet as raporti i tyre, mirëpo goditja vërehet dukshëm në xhirimin live të televizionit publik.

Sidoqoftë, duhet theksuar se dhuna ndaj gruas u bë temë e madhe e këtij viti, pasi u shtua numri i grave të dhunuara brenda shtëpisë ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat