Pacolli e sfidon Enver Hoxhajn për Preshevën

Aktuale

Pacolli e sfidon Enver Hoxhajn për Preshevën

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:48
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhajt, pasi ky i fundit dhe partia e tij kanë premtuar që Lugina e Preshevës t’i ketë dy deputetë nga radhët e kësaj partie.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ironizuar me premtimin e Hoxhajt e për siç thotë ajo ky premtim nuk duhet t’i bëjë PDK-në të besojnë se qytetarët i besojnë babadimrit.

Luginës ia paska premtuar 2 vende në listë të deputetëve, kuota për studentë, Agjencion Shtetëror e të tjera e të tjera. Enveri po mendon se ka akoma të atillë që i besojnë babadimrit (PDK-së)”, ka shkruar mes tjerash Pacolli.

Postimi  i plotë i Pacollit:

“PDK e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës dhe se PDK nuk bënë politikë populiste” paska thënë kandidati i PDK-së për Kryeministër, z. Hoxhaj.

Luginës ia paska premtuar 2 vende në listë të deputetëve, kuota për studentë, Agjencion Shtetëror e të tjera e të tjera. Enveri po mendon se ka akoma të atillë që i besojnë babadimrit (PDK-së).

Para se të prezantoj premtimet e tij për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2008-2011), ish Ministri i Punëve të Jashtme (2011-2014 dhe 2016-2017) e Deputeti i Kuvendit të Kosovës do të ishte më e ndershme nga ana e tij që fillimisht të sqarohej për disa nga shumë çështje rreth punës së tij e qëndrime të tij në raport Luginën:

1.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë?

2.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme?

3.Ku ishte z.Hoxhaj kur shefi i tij Thaçi bënte pazar me Vuçiçin e në planin e shkëmbimit territorial kishte edhe copëtimin e Preshevës?

4.Edhe kur PDK e ministrat e saj lidhnin kontrata me kompani lobuese për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?

5.E edhe kur disa nga Ambasadorët e emëruar nga PDK dhe shefi i tij Thaçi ishin përfshirë direkt në shitjen e idesë së Thaçit & Co për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?

6. Z. Hoxhaj paska harruar që shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kur marrin shërbime shëndetësore në Republikën e Kosovës paguajnë dyfishin e asaj që u kërkohet qytetarëve të Kosovës. Pra, cilësohen të huaj e prandaj edhe duhet të paguajnë dyfish më shumë.

Ka shumë çështje që një politikan i ndershëm do t’i sqaronte. Por…

Këta ditëve në vijim do të premtojnë edhe lëvizjen e maleve dhe kodrave…por tani qytetarët do të vendosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat