E thotë edhe Zemaj: Të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj nëse ka nevojë do t’i dërgojmë jashtë vendit

Aktuale

E thotë edhe Zemaj: Të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj nëse ka nevojë do t’i dërgojmë jashtë vendit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:12
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar të shtrirët në Spitalin e Ferizajt të cilët pësuan lëndime pas një shpërthimi në ndodhi në një qendër tregtare në këtë qytet.

Ai ka thënë se janë duke bërë gjithçka që ata që kanë nevojë edhe t’i dërgojmë për trajtim jashtë vendit.

“Intervenimet e shpejta tona edhe të profesionistëve tanë shëndetësorë kanë qenë në koordinim. Rastet po trajtohen në mënyrë adekuate dhe nuk ka asnjë viktimë”, ka thënë Zemaj.

“Këta pacientë kanë marrë trajtimin e duhur dhe do të bëjmë gjithçka në aspektin institucional që ata që kanë nevojë të trajtohen edhe jashtë vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat