Nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e personave të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Aktuale

Nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e personave të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Më: 6 janar 2021 Në ora: 00:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

15 persona po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një prej lokaleve në qytetin e Ferizajt.

Anesteziologu Shaqir Uka ka treguar më detajisht lidhur me gjendjen e tyre.

“Janë mbi 15 pacientë që janë sjellë në QKUK. 14 prej tyre, është dashur që me emergjencë të intervenohet kirurgjikisht në sallën e kirurgjisë, kurse një paciente është dashur të intervenohet në sallën e kirurgjisë së ortopedisë për shkak të lëndimeve që ka marrë”.

“Këta pacientë që janë sjellë në QKUK , pas trajtimit operativ, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë në shkallë më të lartë të sipërfaqes së djegur, janë sjellë në mjekimin intensiv dhe po vazhdon trajtimi i tyre i mëtutjeshëm”, është shprehur Uka.

Ndryshe si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, u lënduan 43 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat