Faqja e LDK-së i publikon dy video të Mimoza Kusarit: E lavdëronte Thaçin dhe e kritikonte “ashpër” Kurtin – ja fjalët e saj për partinë e Mustafës

Aktuale

Faqja e LDK-së i publikon dy video të Mimoza Kusarit: E lavdëronte Thaçin dhe e kritikonte “ashpër” Kurtin – ja fjalët e saj për partinë e Mustafës

Nga: N. H Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:00
Mimoza Kusari-Lila dhe Albin Kurti

Një faqe e LDK-së në Facebook me emrin “LDK për Kosovën”, prapa së cilës besohet se qëndrojnë aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë publikuar dy video interesante, ku shihet deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në njërën prej këtyre videove, deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shihet teksa Hashim Thaçin e ngritë në qiell, kurse Albin Kurtin e kritikon për qasje të keqe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërsa, video tjetër është ku Kusari-Lila ishte pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo shprehet se kjo LDK-ja e Isa Mustafës është më institucionalistja në Kosovë.

“Një parti e cila është më e vjetra, më institucionalistja në Kosovë, e cila i ka ndihmuar shtet-nderimit të Kosovës, paraluftës, gjatë luftës dhe pasluftës, ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovë”, shprehet ajo në këtë intervistë të realizuar vite më parë.

Kujtojmë, se tashmë deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka një qasje tjetër.

Ajo shpesh herë është deklaruar e ashpër me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat