Zemaj: Përveç Pfizer dhe COVAX, po bisedojmë edhe me shtetet e tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Aktuale

Zemaj: Përveç Pfizer dhe COVAX, po bisedojmë edhe me shtetet e tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:24
Armend Zemaj

Kosova tashmë ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVDI-19 nga kompania Pfizer.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie ku u shpalos plani për vaksinimin, pasi që tashmë janë siguruar 500 mijë vaksina kundër koronavirusit nga kompania Pfizer.

Në këtë konferencë, Zemaj, tha se sigurimi i kësaj vaksine është meritë e kryeministrit, Avdullah Hoti.

Zemaj theksoi se dozat e para të vaksinës pritet të arrijnë në muajin shkurt.

Përveç kësaj, Zemaj bëri të ditur se me COVAX tashmë kanë arritur marrëveshje dhe Kosova ka siguruar falas 360 mija vaksina anti-COVID-19, pasi që me Pfizer qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për blerjen e këtyre vaksinave.

Zemaj, po ashtu bëri të ditur se përveç bashkëpunimit dhe marrëveshjeve me COVAX dhe Pfizer, Kosova është duke kontaktuar edhe me shtetet e tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

“ COVAX dhe Pfizer nuk janë të vetme që kemi kontaktuar për të siguar vaksinën anti-COVID, ne kemi kontaktuar veç e veç shtetet. Më e rëndësishmja është që kemi mbështetjen e shteteve mike”, theksoi Zemaj.

Ai po ashtu iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’iu përmbahen këshillave dhe rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor.

Zemaj po ashtu edhe një herë bëri thirrje që qytetarët të cilët akoma nuk janë vaksinuar nga gripi sezonal, ta bëjnë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat