​Zemaj takon ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, flasin për situatën epidemiologjike

Aktuale

​Zemaj takon ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, flasin për situatën epidemiologjike

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:43
​Zemaj takon ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, flasin për situatën epidemiologjike

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.

Në këta takim raportohet të jetë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe ndihmën që mund ta ketë Kosova nga Turqia e Italia.

“Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” thotë se Kosova edhe më tej ka nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat