Pritje të gjata edhe sot në këtë pikë kufitare

Aktuale

Pritje të gjata edhe sot në këtë pikë kufitare

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit. E teksa kemi hyrë në Vitin e Ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona më të gjata. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 400 metra që i bie 60 deri në 80 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.

Ndërsa 15 deri në 20 minuta po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 100 deri në 150 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat