Aderimet e analistëve në PDK, reagon deputetja e VV-së

Aktuale

Aderimet e analistëve në PDK, reagon deputetja e VV-së

Nga: G.B Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:47
VV

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar lidhur me aderimet e analistëve në parti politike, ku së fundmi Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati aderuan në PDK.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata na “dhunojnë” çdo natë përmes ekraneve televizive në përpjekje për të orientuar opinionin publik kundër Lëvizjes, ashtu të '"gjithëdijshëm", përcjell Bota sot.

Më pas, ajo ka thënë se me aderimet që bëjnë tregojnë gjithë pafytyrësinë dhe "pavarësinë" e tyre.

Ajo ka shtuar se çdo aderim, është një grumbull vota për VV-në.

Postimi i saj i plotë:

Fillimisht na "dhunojnë" çdo natë përmes ekraneve televizive në përpjekje për të orientuar opinionin publik kundër Lëvizjes, ashtu të '"gjithëdijshëm".

Pastaj me aderimet që bëjnë demonstrojnë gjithë pafytyrësinë dhe "pavarësinë" e tyre.

Çdo aderim, një grumbull vota për VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat