Gjykata ia ndaloi Kurtit kandidimin për deputet, Pacolli e VV-së del me një paralajmërim

Aktuale

Gjykata ia ndaloi Kurtit kandidimin për deputet, Pacolli e VV-së del me një paralajmërim

Nga: A.Zh Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:19
Fitore Pacolli

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka publikuar vendimin, me të cilin ka rrëzuar Qeverinë Hoti dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Kushtetuesja ka sqaruar edhe ndalesën kandidimit për deputet për të dënuarit.

Sipas vendimit, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk mund të kadidojë për deputet.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar deputetja e VV-së Fitore Pacolli, përcjell Bota sot.

“Askush nuk ka mundur e as nuk do të mund ta ndal vullnetin e popullit... VVazhdojmë! Qeveria Kurti II”, ka shkruar Pacolli në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat