Vuçiq i shkruan letër Putinit - Milazim Krasniqi akuzon BE-në: Po bëhet aleat dhe argat i Rusisë

Aktuale

Vuçiq i shkruan letër Putinit - Milazim Krasniqi akuzon BE-në: Po bëhet aleat dhe argat i Rusisë

Nga: N.Sh Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:33
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se BE-ja po bëhet aleat dhe argat i Rusisë.

Krasniqi këto fjalë i thotë përmes një postimi në Facebook, derisa e ka komentuar letrën e Vuçiqit që ia ka shkruar Putinit.

Ai thtoë se Vuçiqi po e bën të qartë se Rusia e përkrahë në çdo gjë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kryetari kontravers i Serbisë. A. Vuçiqi, i paska shkruar një letër urimi Putinit, duke shprehur dashninë e tij perverse ndaj tij  dhe duke e falënderuar masuz për ndihmën që i jep Serbisë kundër Kosovës: “Shfrytëzoj këtë rast t’u falënderoj për përkrahjen aktive të cilën Rusia ia jep Serbisë në mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e Metohi.”

Vuçiqi e bën të qartë se Rusia e përkrahë në çdo gjë për Kosovën.

Ndaj, është absurde ndihma që ia jep Serbisë  Bashkimi Evropian, duke mos e njohur dhe duke e mbajtur të  bllokuar Kosovën.

Me bllokimin e Kosovës, BE-ja bëhet aleat dhe argat i Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat