“Pa LDK-në nuk ka Kosovë…”, reagon profesori Krasniqi

Aktuale

“Pa LDK-në nuk ka Kosovë…”, reagon profesori Krasniqi

Nga: A.SH Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:44
Milazim Krasniqi

“Nëse kemi gabuar diku do të kërkojmë falje. Pa LDK nuk ka Kosovë, arsim, shtet të zhvilluar, shëndetësi… LDK ka qenë gardian i shtetit të Kosovës”, kishte deklaruar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në një emision.

Për këtë ka reaguar profesori Milazim Krasniqi, duke thënë se, çfarë ka thënë deputetja i bie që Kosova është shtet partiak, ku LDK është më e madhe se sa Kosova.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë edhe një sugjerim LDK-së, duke i’u thënë, “nxirrni bre në publik ndokënd që nuk flet hashamet, sepse nëse vazhdoni kështu, Kosova vërtet mund të mbetet pa LDK-në”.

Postimi në Facebook:

“Pa LDK-në nuk ka Kosovë…”, paskësh thënë një deputete e LDK-së. Nëse zbërthehet ky “mendim”, i bie që Kosova është shtet partiak, ku partia (LDK) është më e madhe se sa shteti (Kosova.) Aman, mos folni kështu pa kuptim! Nxirrni bre në publik ndokend që nuk flet hashamet, sepse nëse vazhdoni kështu, Kosova vërtet mund të mbetet pa LDK-në. E pra, dijeni se partitë janë të përkohshme, ndërsa Kosova është e përjetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat