Pronari i restaurantit në gjendje të rëndë, nis mbledhja e fondeve për dërgimin e tij në Turqi

Aktuale

Pronari i restaurantit në gjendje të rëndë, nis mbledhja e fondeve për dërgimin e tij në Turqi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:52
Genc Sopa

Pas shpërthimit që ndodhi në restaurantin “ Stake House” në Ferizaj mbi 40 persona mbetën të lënduar duke përfshirë këtu edhe fëmijët.

Këtij shpërthimi nuk i ka shpëtuar as pronari i këtij restauranti, Genc Sopa. Ai ka pësuar 50 % djegie të trupit dhe fytyrës.

E për të lënduarit  në shkallën e lartë të djegieve institucionet po mundohen që këta pacientë të dërgohen në Turqi për trajtim të mëtejshëm.

Por, shoqëria e pronarit, Genc Sopes nuk mund të presë procedurat e institucioneve për t’i dërguar në Turqi.

Kështu ata janë organizuar për mbledhjen e fondeve.

“Me keto fonde Gencin do t mundohemi ta nisim urgjent per Stamboll t’i dhashte Zoti jetë derisa t merin atje”, ka shkruar shoqëria e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat