​Limaj thotë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar

Aktuale

​Limaj thotë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar kryesitë e degëve të Nismës në Klinë dhe Drenas, nga të cilët ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e parakohshme në Klinë dhe Drenas.

Limaj tha se zgjedhjet që po vijnë nuk janë të jashtëzakonshme vetëm në aspektin ligjor, por edhe në aspektin përmbajtësor.

Në Drenas, ai tha se e ka të vështire të jetë në këtë qytet pas rastit të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.

Megjithatë, ai ka thënë se Nisma nuk e ka votuar Gjykatën Speciale dhe se me kohë ka paralajmëruar për efektet e votimit të saj.

Lideri i Nismës ka thënë se në politikë ka shumë rëndësi vendimi dhe rreshtimi politik duke shtuar se Nisma asnjëhërë nuk ka votuar në dëm të vendit.

“Ne vlerësojmë se themelet dhe vlerat tona kombëtare po cenohen dhe angazhimi ynë do të jetë fuqishëm në mbrojtje të këtyre vlerave. Unë qysh para tri viteve kam paralajmëruar se vendi ynë do të vij në një udhëkryq dhe tani jemi aty. Kosova ka dy drejtime në këto zgjedhje, njëra anë con të dëmi i pariparueshëm. Andaj duhet pasur kujdes cfarë drejtimi po merr vendi”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Ai ka thënë se është e quditshme se si mund të mbështetet një grupacion politik që hapur e konteston shtetësinë e Kosovës.

Limaj ka ftuar njerëzit e mirë të këtij vendi që të bëhën bashkë në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat