Specialja përmend postimin e Jakup Krasniqit për Shkelzen Gashin – E quan “arkitekt” të shënjestrimit të kundërshtarëve të UÇK-së

Aktuale

Specialja përmend postimin e Jakup Krasniqit për Shkelzen Gashin – E quan “arkitekt” të shënjestrimit të kundërshtarëve të UÇK-së

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:16
Jakup Krasniqi

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka kundërshtuar në Gjykatë kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.  Rreth 18 faqe argumente të Prokurorit të Specializuar janë dërguar më 22 dhjetor tek gjyqtari francez i procedurës paraprake, në të cilat paraqiten “fakte” se pse sipas ZPS-së ekzistojnë ende arsye që Krasniqi të mbahet në paraburgim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka kundërshtuar ashpër kërksën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për lirimin e këtij të fundit nga paraburgimi.

Në parashtresat e Prokurorisë së Specializuar, janë përmendur disa intervista të Jakup Krasniqit të dhëna më 1998. Në to Prokuroria e Specializuar citon disa fjalë të Krasniqit ku ai mohonte se UÇK ka kidnapuar njerëz, mirëpo se nëse disa njerëz kanë vuajtur, ata sipas asaj që citohet nga Prokuroria ishin më shumë bashkëpunëtorë shqiptarë të regjimit serbë, se sa civilët serbë.

Image

“Së pari, zemra e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale në këtë çështje ka qenë shënjestrimi i kundërshtarëve të UÇK-së, ashtu siç definohet në aktakuzën e konfirmuar të atyre që përceptohej se kanë bashkëpunuar me armiqtë e UÇK-së, apo ata që nuk kanë mbështetur qëlimet e UÇK-së. Si zëdhënës  i UÇK-së dhe zëvendës komandant gjeneral, Krasniqi ishte arkitekti kryesor i këtij qëllimi të përbashkët. Krasniqi dha intervista të ndryshme si zëdhënës  duke përfaqësuar Shtabin e Përgjithshëm, përfshiorë në korrik të 1998, ku përdëreisa mohonte se UÇK-ja ka kryer rrëmbime, ai deklaronte se (nëse) disa njerëz kanë vuajtur ata kanë qenë më shumë bashkëpunëtorë shqiptarë të serbëve se sa civilë serbë”, thotë Prokuroria e Specializuar në parashtresat e saja.

Tutje, Prokuroria e Specializuar thotë se Krasniqi në këto intervista thekson fakte se sipas tyre ata që janë ndaluar nga UÇK-ja si bashkëpunëtorë të regjimit serbë, ose u janë publikuar emrat në një listë, ose janë ekzekutuar.

Për më tepër, Krasniqit nga Prokuroria e Specializuar i është përmendur edhe një postim që ai kishte bërë për ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashin para rreth tetë muajve, kur Gashi pohonte në një nga mediat e Kosovës se individë brenda UÇK -së kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në një postim në Facebook më pak se tetë muaj më parë, KRASNIQI e quajti Shkëlzen Gashin një ‘kolaboracionist’ për guximin të deklarojë publikisht se anëtarët e UÇK-së kryen krime, duke e nënshtruar Gashin ndaj kërcënimeve me vdekje dhe duke konfirmuar se pikëpamjet e KRASNIQIT për shënjestrimin e bashkëpunëtorëve të perceptuar mbeten të pandryshuara”, thuhet në pretendimet e Prokurorisë përmes së cilave kundërshtohet lirimi i Jakup Krasniqit.

Tutje, Prokuroria e Specializuar akuzon avokatët e Krasniqit se po duan ta ulin me qëllim rëndësinë dhe ndikimin e klientit të tyre.

Prokuroria e Hagës pretendon se mbrojtja me qëllim po e proklamon Krasniqin si një person të pensionuar, i lidhur me “një parti të vogël”.

“Mbrojtja e KRASNIQIT nënvlerëson ndjeshëm ndikimin e KRASNIQI-t në Kosovë duke u përpjekur ta paraqesë atë si një pensionist të lidhur me një parti politike ‘të vogël’ . Jakup KRASNIQI është ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-President i Përkohshëm i Kosovës. Ai është gjithashtu ish-Zëvendës Komandant i UÇK-së. Një jetë e tërë e kontakteve të UÇK-së dhe qeverisë nuk harrohen thjesht përmes pensionit. KRASNIQI ka qasje në të njëjtin rrjet mbështetës të gjerë si të akuzuarit e tjerë në këtë rast, përfshirë ata me siguri, polici dhe ekspertizë të inteligjencës. Ky rrjet është qartë i aftë të fshehë KRASNIQIN brenda Kosovës ose të sigurojë arratisjen e tij në një vend tjetër”, thuhet tutje në pretendimet e Prokurorisë së Specializuar.

Prokuroria e Specializuar në parashtresat e saja ka përmendur edhe rastin e arratisjes së Sami Lushtakut nga QKUK, gjatë kohës që ai po gjykohej.

Përveç rastit të Sami Lushtakut, Prokuroria e Specializuar ka përmendur edhe rastin e Remzi Shalës, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, i cili ishte arratisur nga Kosova gjatë kohës që i kishte ardhur ftesa nga Specialja.

Shala atë kohë po gjykohej edhe nga drejtësia vendore për krime lufte, teksa ndaj tij ishte lëshuar edhe fletëarrest ndërkombëtar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat