Labinot Tahiri publikon foto të personave të lënduar nga shpërthimi që po trajtohen në QKUK

Aktuale

Labinot Tahiri publikon foto të personave të lënduar nga shpërthimi që po trajtohen në QKUK

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:56
Labinot Tahiri publikon foto të personave të lënduar nga shpërthimi që po trajtohen në QKUK

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka publikuar fotografitë brenda QKUK-së të personave që po shërohen si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në QKUK.

Ai ka përmendur identitetin e dy të lënduarve që kanë mbetur jashtë listës për shërim në Turqi.

Postimi i tij i plotë:

Sot isha në spital për ti vizituar të gjithë ata persona që ndodhën në restauranin ku shpertheu bombola e gazit!!!

I pranishëm te Enver Xhokli dhe te Fidani, ku kanë mbetur jashtë listës për tu nisur në Turqi!

Gjendja e tyre është tepër e rëndë dhe janë në komë.

Respekt maksimal për mjekët dhe personelin, por kjo është gjendja…!

Po presim aeroplanin me mjekët nga Turqia me i marrë edhe Enverin dhe Fidanin , duke mos ndarë asnjerin nga ajo listë!!

Jemi bashk në këto sfida.

Tani jam nē sheshin e Ferizajt duke i tubuar paratë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat