Mbetën pa u dërguar në Turqi, QKUK deklarohet për dy të lënduarit në Ferizaj

Aktuale

Mbetën pa u dërguar në Turqi, QKUK deklarohet për dy të lënduarit në Ferizaj

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:42
QKUK

QKUK është deklaruar lidhur me dy pacientët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, të cilët mbetën pa u dërguar në Turqi, ndryshe nga katër të tjerë.

Fillimisht është paraparë që gjashtë persona në gjendje më të rëndë të dërgohen në shtetin turk por autoritetet turke e kanë kthyer vendimin pasi për momentin në spitalet e tyre mund të akomodohen vetëm katër.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se, 2 personat e djegur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por do të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies.

Katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtimin e këtyre pacientëve ne Turqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vepruar konform konsultave me mjekët profesionistë të fushës dhe nuk e kanë hequr askënd nga lista për trajtim jashtë vendit.

Rastet e kësaj natyre (me shkallë më të vogël të djegies) janë trajtuar në QKUK për 20 vjet me radhë, në mënyrë profesionale dhe me sukses të plotë.

Dy pacientët në fjalë, bashkë me pacientët tjerë të lënduar, po marrin trajtimin e vazhdueshëm mjekësor nga profesionistët shëndetësorë të QKUK-së.

Në bazë të vlerësimit të gjendjes nga profesionistët shëndetësorë, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë të dërgohen jashtë vendit për trajtim”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat