Diplomati: Qasja e Bidenit për Kosovën do të jetë e përafërt me atë të Obamës dhe Bushit

Aktuale

Diplomati: Qasja e Bidenit për Kosovën do të jetë e përafërt me atë të Obamës dhe Bushit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:04
Joe Biden

Diplomati Dritan Nesho analizoi për Euronews Albania pritshmëritë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën nën drejtimin e Presidentit Joe Biden.

Në një lidhje direkte nga Uashingtoni i Shteteve të Bashkuara, Nesho tha se administrata e re do të ketë një shtytje për të normalizuar më tej marrëdhëniet mes Kosovës, Serbisë dhe vendeve të rajonit, mirëpo iniciativa si ndryshimi i kufijve nuk do të mbështetet.

“Kur u dha lajmi i një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë [për ndryshime kufijsh], prononcimi i kandidatit asokohe Joe Biden ishte i qartë se SHBA duhej të mbështeste të drejtën e Kosovës për të qëndruar si një vend i njohur dhe i pavarur mes kombeve të tjera, prandaj linja e tij do të jetë më e përafërt me ato të Obamës dhe Bushit dhe konsensusit të vjetër se sa një linjë që do të eksplorojë metoda të reja për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë,” – tha Nesho.

Sipas Neshos Biden do të jetë më pak radikal në Ballkan krahasuar me Trump për sa i përket politikës dhe qasjes në rajonin e Ballkanit. Ai tha se krahasuar me Trump-in, i cili caktoi një përfaqësues për dialogun si ambasadori Richard Grenell, Biden mund t’i rikthehet qasjes së shkuar me “konsensusin e vjetër” me dy rrugëtime të qarta ruajtjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat