Kimete Berisha ironizon me sloganin e LDK-së: Nyjet duhet të zgjidhen, e jo edhe zemrën ta lidhni nyje me “lesh” të kuq

Aktuale

Kimete Berisha ironizon me sloganin e LDK-së: Nyjet duhet të zgjidhen, e jo edhe zemrën ta lidhni nyje me “lesh” të kuq

Nga: A.Zh Më: 7 janar 2021 Në ora: 23:45
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka folur për logon e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka thënë se “nyja nuk duhet të lidhet nyje”, pasi sipas saj, dashuria mbijeton vetëm në liri e jo e varur në litar, përcjell Bota sot.

LDK-ja ka bërë të ditur se logoja “Mbesim në lidhje” e prezantuar nga ministrja në detyrë Hykmete Bajrami nuk është përfundimtare.

Postimi i saj në Facebook:

Zemra e varur në Litar.

Po ju duket mirë me lidhë zemrën nyje.

Me lidhë nyje, nuk është mirë.

Nyjet duhet të zgjidhen, e jo edhe zemrën ta lidhni nyje me 'lesh' të kuq.

Zemrat nuk jetojnë të lidhura nyje, por të zgjidhura dhe të lira e duan njëra-tjetrën.

Dashuria mbijeton veç në Liri.

E jo e varur në litar!

P.S. Nyjet janë materiale ndërtimore të shtrigave.

Bile në K'uran thuhet:

"Dhe nga e keqja e atyre që praktikojnë magji kur fryjnë në nyje" [al-Falaq 113: 4]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat