1.363 viktima dhe 7.144 raste aktive me Koronavirus

Aktuale

1.363 viktima dhe 7.144 raste aktive me Koronavirus

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Ka arritur në 1 mijë e 363 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në vendin tonë janë infektuar me koronavirus 52 mijë e 943 persona nga 192 mijë e 296 sa kanë qenë të dyshuar për virusin SARS-CoV-2.

Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars, kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë gjithsej 1 mijë e 363 persona të cilët kanë humbur betejën me COVID-19.

Duka u bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, po ashtu gjatë gjithë kësaj periudhe janë shëruar gjithsej 44 mije e 436 persona nga koronavirusi.

Në bazë të këtyre statistikave dhe të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë edhe 7 mijë e 144 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat