Agim Aliu: Më së largu nesër do të nisen dy pacientët për shërim në Austri

Aktuale

Agim Aliu: Më së largu nesër do të nisen dy pacientët për shërim në Austri

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:23
Kuzhinieri që u lëndua gjatë shpërthimit

Nga shpërthimi në Ferizaj ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë, prej tyre 6 në gjendje më të rëndë, dje, 4 prej tyre u nisën për trajtim shëndetësor në Turqi, kurse 2 të tjerët do të nisen së shpejti për trajtim shëndetësor në Austri.

Kështu bëri të ditur mbrëmë kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërsa në një prononcim për media bëri të ditur se këta dy pacienta do të udhëtojnë sot ose nesër për t’u trajtuar në Austri.

“Sot ose nesër më së largu do udhëtojnë të dy pacientët për në Austri, kjo varet edhe nga plotësimi i dokumentacionit i cili varet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila është bartëse e këtij aktiviteti.

Ka mundësi që sot gjatë ditës të udhëtojnë, po sipas kontakteve që kemi me MSH më së largu nesër do të udhëtojnë”, tha ai

Mediat gjatë ditës së djeshme kanë raportuar për largimin e këtyre dy pacientëve, Enverit dhe Fidanit, nga lista për t’u trajtuar në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat