Agjensioni kundër Korrupsion vlerëson se nuk kishte konflikt interesi në rastin e ministri Kuqi

Aktuale

Agjensioni kundër Korrupsion vlerëson se nuk kishte konflikt interesi në rastin e ministri Kuqi

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:39
Blerim Kuqi

Agjensioni kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar rastin e ministrit Kuqi ku dyshohej se mund të kishte patur konflikt interesi në dhënien e një tenderi për kompaninë ku ai ka aksione.

Vendimi i publikuar me 24 dhjetor të vitit të kaluar thotë se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ministrit Kuqi:

“Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të ndaj me ju vendimin e Agjencionit kundër Korrupsion në rastin e shqyrtuar nëse ka pasur konflikt interesi mes pozitës sime si ministër i Ekonomisë dhe Ambietit, me tenderin e fituar nga kompania “Hidroterm” në ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija”.
Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik
” shkruan Kuqi në reagim.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat