Ky rajon i Kosovës rrezikohet më së shumti nga përmbytjet

Aktuale

Ky rajon i Kosovës rrezikohet më së shumti nga përmbytjet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:11
Rajoni i Dukagjinit

Bashkim Kastrati, Hidrolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se Rajoni i Dukagjinit është më i rrezikuar nga reshjet e shiut.

“Shkrirja e borës, temperaturat më të larta, sasia e reshjeve, të gjitha këto edhe kur e kemi parasysh se toka është ngop ai deficiti i thatësisë i cili ka ekzistuar deri më tani po flas për pjesën perëndimore të Kosovës është tejkaluar dhe tash natyrisht se mund të paraqiten probleme dhe vërshime në disa pjesë

Në aspektin gjeografik, më tepër ka mundësi që të ekspozohen ndaj vërshimeve janë Peja, Komuna e Deçanit, Juniku, pjesë të Gjakovës, fshatrat e këtyre vendeve sidomos pjesa lindore e tyre.

Ndërsa pjesët e tjera të Kosovës, zonat urbane edhe Prishtina si e tillë e ka të pamundur me e përballu një intensiteti të tillë të reshjeve dhe natyrisht që paraqiten përmbytjet që quhen përmbytje urbane”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat