Vjen reagimi pas seancës gjyqësore të Haradinajt, Klinaku e quan prokurori politike

Aktuale

Vjen reagimi pas seancës gjyqësore të Haradinajt, Klinaku e quan prokurori politike

Nga: A.Morina Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:40
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë për t’u vetdeklaruar i fajshëm apo i pafajshëm.

Pas kësaj seance, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku mbështeti refuzimin e Nasim Haradinajt për pjesëmarrjen në seancë, ai komentoi edhe vendimin e Prokurorit Special për mos dhënien e materialeve të nxjerra nga OVL.

"Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike", shkroi Klinaku në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike.

Shumë mirë që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj refuzuan pjesëmarrjen në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat