Fitore Pacolli: S’ka dyshim se Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së

Aktuale

Fitore Pacolli: S’ka dyshim se Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:07
Fitore Pacolli

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se nuk ka dyshim që Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

Ajo ka shtuar se Kurti është ndër më të votuarit dhe se qytetarët po e deklarojnë hapur se ai do të jetë lideri i ardhshëm.

“Padyshim që Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së dhe kjo është një gjë që s’ka dilemë dhe me këtë listë ne do të dalim fitues”.

“Nuk kemi dyshim kjo ngase lideri Kurti është ndër më të votuarit dhe qytetarët po e deklarojnë hapur se ai do të jetë lideri i ardhshëm”.

E pyetur se me cilën nga subjektet politike VV do të formonte koalicion parazgjedhor, ajo e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Ne e kemi thënë kohë më parë se e vetmja iniciativë qytetare që ne mund të bashkëpunojmë është Vjosa Osmani – askush tjetër”.

“Ne jemi të qartë, kemi deklaruar disa herë se nuk ka koalicion tjetër përveç Osmanit me të cilët do të dakordohemi ditëve në vijim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat