Shtatë komunat në të cilat ka orë policore

Aktuale

Shtatë komunat në të cilat ka orë policore

Më: 9 janar 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me rangimin e ri, në zonën e kuqe, aktualisht gjenden vetëm shtatë komuna. Bëhet fjalë për Prishtinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Obiliqin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Edhe në zonën e verdhë, janë po ashtu shtatë komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Komunat do të jenë në këto zona deri më 15 janar, kur edhe do të bëhet rangimi i ri bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat