Bajram Gecaj kërkon nga Twitter e Facebook të ua mbyllin llogaritë Albin Kurtit dhe udhëheqësve të tjerë të “Brigadave të Kuqe”

Aktuale

Bajram Gecaj kërkon nga Twitter e Facebook të ua mbyllin llogaritë Albin Kurtit dhe udhëheqësve të tjerë të “Brigadave të Kuqe”

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:04
Bajram Gecaj

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, ia kanë mbyllur llogarinë ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe shumë zyrtarëve të tjerë të këtij shteti.

Pas kësaj, është dikush edhe nga Kosova që kërkon të mbyllë disa llogari të liderëve tanë.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se Facebook e Twitter moti është dashur të ia mbyllë llogarinë liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe udhëheqësve të tjerë të kësaj Lëvizje.

“Twitter e Facebook nuk janë definitivisht fer ... është dashur shumë më heret t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!”, shkruan Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat