Pritje deri në dy orë, gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Aktuale

Pritje deri në dy orë, gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

Rreth dy orë kanë pritur qytetarë për të dalë nga Kosova në kufirin në Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar të dhënat nga pikat e kalimit kufitar. Sipas këtyre të dhënave, fluksi më i madh është në Merdarë, ndërkaq pasohet nga pika në Dheun e Bardhë.

Në Dheun e Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Ndryshe, festat e fundvitit ka bërë që në Kosovë të ketë fluks mërgimtarësh. Ishte raportuar se edhe para festave, në hyrje të kufirit ishin shkaktuar pritje disa orëshe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat