Gani Geci nga kulla në terren: “Vetëm frikacakët ikin nga fronti”  - nga komuna e Vitisë ka një mesazh për dezertorët e LDK-së

Aktuale

Gani Geci nga kulla në terren: “Vetëm frikacakët ikin nga fronti”  - nga komuna e Vitisë ka një mesazh për dezertorët e LDK-së

Nga: A.Morina Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:43
Gani Geci dhe Marigona Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka mbajtur takim me përkrahësit e LDK-së në komunën e Vitisë.  Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe vajza e tij, deputetja Marigona Geci. 

Geci thumboi Vjosa Osmanin pas largimit të saj nga LDK-ja duke shkruar në rrjetin e tij social Facebook se vetëm frikacakët ikin nga froni.

"Vetëm frikacakët ikun nga fronti! Në komunën e Vitisë me aktivist të LDK-së dhe me kto dy femrat më të votuara të LDK-së nga kjo komunë", u shpreh Geci përcjell "Bota sot".

Postim i plotë

Vetëm frikacakët ikun nga fronti!

1.)Marigona Geci dhe

2.)Fatbardha Emini.

Në komunën e Vitisë me aktivist të LDK-së dhe me kto dy femrat më të votuara të LDK-së nga kjo komunë.

Unë jam mësuar që 32 vjet me ju përballu furtunave të të gjitha ngjyrave.

Anamorava gjith me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat