Agim Veliu i bindur: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet në Malishevë dhe në gjithë Kosovën

Aktuale

Agim Veliu i bindur: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet në Malishevë dhe në gjithë Kosovën

Nga: N. H Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:45
Bajrush Hoti dhe Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për takimin e djeshëm në degën e LDK-së në Malishevë, ku është pritur nga kryetari Bajrush Hoti, dhe anëtarët e tjerë të partisë.

Veliu tregon se në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

Ndërsa, ka bërë me dije se janë në përgatitje dhe në koordinim të përbashkët me të gjitha strukturat e partisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se partia e tyre do të dalë fituese në Malishevë, dhe në gjithë Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë.

Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t'i kemi.

LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat