Avdullah Hoti alarmon se vendi është në udhëkryq të madh

Aktuale

Avdullah Hoti alarmon se vendi është në udhëkryq të madh

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:09
Avdullah Hoti

"Kosova nuk ka qenë asnjëherë në udhëkryq më të madh se që është sot dhe LDK e ka për obligim jo pse është në garë politike, por e ka obligim shtetëror të ruajë stabilitetin dhe demokracinë në Kosovë", ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai ka garantuar se do të jenë gardian të rendit demokratik në Kosovë.

"Do të garantojmë qytetarëve se do të jemi gardian të rendit demokratik në Kosovë, do të jemi gardian të bizneseve, të politikave ekonomike të djathta që çojnë kah Evropa që çojnë kah Amerika e jo që çojnë kah lindja dhe kah izolimi, e jo që çojnë kah dhuna, e jo që çojnë kah presioni shtetëror mbi qytetarët dhe mbi bizneset.

Ne nuk guxojmë të lejojmë që të krijohet pasiguri juridike në vend", ka thënë ndër të tjerash, kryeministri Avdullah Hoti, gjatë takimit me strukturat e LDK-së në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat