Familja e Haki Imerit: Merita në LDK ka veç Gani Geci – kurrë s’u ndalë duke kërkuar ndriçimin e vrasjeve politike

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Merita në LDK ka veç Gani Geci – kurrë s’u ndalë duke kërkuar ndriçimin e vrasjeve politike

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:25
Gani Geci dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kaun kritikuar LDK-në, që sipas tyre veç në kohë fushate po merren me vrasjet politike.

Kjo familje, thotë se në LDK veç Gani Geci ka merita pasi që nuk është ndalur asnjëherë duke kërkuar ndriçimin e vrasjeve politike.

Sipas tyre, Gani Geci nuk u ndal as duke kërkuar se kush e hartoi dhe e lëshoi Komunikatën numër 59.

Postimi i plotë:

Tash në kohë fushate kanë filluar të përmendin edhe vrasjet politike, si instrument për të vjelë vota. Është e pandershme  që krerë të LDK-së të merren me këtë temë teksa e kishin pushtetin harronit ndriçimin e vrasjeve politike.

Pa dashur ti hyjmë në hak askujt  për meritat  në ndriçimin e vrasjeve politike, meritë në këtë drejtim nga LDK-ja nuk ka askush  përveç z. Gani Geci, qe kurrë s'është ndalur për ndriçimin e  vrasjeve politike dhe zbulimin  se kush e hartoi dhe lëshoi e komunikatën 59.  

Ju "ledekistet" e katapultuar dhe  parazite që keni shfrytëzuar  partinë që 20 vite për interesa personale familjare - klanore nuk keni bërë,  as sa qon mini në mustaqe  për ndriçimin e vrasjeve politike.. Tani në kohë fushate është  e pamoralshme dhe poshtërsi  të merreni me këtë temë kur Gjykata Speciale veç ka korre rezultatet pa ndihmën  e juaj.

Krerëve të LDK-së i është dhimbsur partneri, që sot gjendet në Hage; pikërisht i akuzuar për vrasje shqiptarësh. Bashkepunimi i juaj me të e solli LDK në buzë varrit.

Sqarim për Isa Mustafën! Gjykata Speciale i ka trajtuar të gjitha vrasjet politike edhe pse anëtarë të partisë tënde që familjarët u janë vrare nga ShIK, kanë refuzuar bashkëpunimin me të...!  Teksa në anën tjetër në emër të familjarëve të vrarë, kanë vjelë vota e kane marrë poste të larta në Parti dhe shtet. Turpi nuk vret njeri dhe vërteta nuk mbahet në kasafortë dot.

Garoni me ide, programe dhe jo me vrasjet politike, ato i ndriçon Gjykata Speciale se po të ishin nen mëshiren e juaj akoma do të trajtoheshin vetëm në prag zgjedhjesh.

Tash ne kohe fushate kane filluar te permendin edhe vrasjet politike , si instrument per te vjele vota .Eshte...

Posted by Haki Imeri on Saturday, 9 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat