Abrashi: LDK +4, s’kemi kohë për tallje dhe eksperimente

Aktuale

Abrashi: LDK +4, s’kemi kohë për tallje dhe eksperimente

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:14
Arban Abrashi

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi po shprehet optimist që subjekti të cilin e përfaqëson, do ta fitojë dhe një mandat tjetër qeverisës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

”LDK +4”, shkruan Abrashi mes tjerash në një reagim të tij të cilin e ka shoqëruar me disa fotografi gjatë takimeve me anëtarë e simpatizantë të tyre.

Sipas tij LDK ka kandidatë të dëshmuar që kanë orientim shtetformues, duke mos qenë të lirë për tallje dhe eksperimente.

”Vazhdojmë me njerëz të dëshmuar dhe me orientim shtetformues, s’kemi kohë për tallje dhe eksperimente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat