Thirrja e një luftëtari: Shokë, dashamirë e bashkëluftëtarë, ejani ti ndëshkojmë e të ndryshojmë…

Aktuale

Thirrja e një luftëtari: Shokë, dashamirë e bashkëluftëtarë, ejani ti ndëshkojmë e të ndryshojmë…

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:22
Shkumbin Krasniqi

Shkumbin Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së, ka bërë një thirrje publike tek të gjithë shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Në vazhdim e gjeni thirrjen e tij:

“Lufta e UÇK-se nuk është pronë private e askujt, qoftë e ndonjë lideri apo partie, ka lindur nga populli dhe vetem ati i takon. Une si qytetar dhe veteran i Luftes Çlirimtare me plot vedije tani e 15 vite i jam bashkangjitur konceptit te Levizjes Vetevendosje, po ashtu ju bëj thirrje te gjithë shokëve dashamirëve e bashkluftetareve ti bashkohen ndryshimit te domosdoshem që fitoren e sigurt ta bëjm sa më te madhe e sa më te thellë, ti ndeshkojmë keqbërësit politikë të mas luftes, ti japim ndyshim vendit e vetes ton, vetem me votën dhe me veten ton mund te ndeshkojmë dhe ndryshojmë gjithesecilin qe mendon se kjo tokë e pasuri është pronë e tyre.

Koha për ndryshim po troket, patjetër qe edhe po vjen”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat