Ish-anëtari tregon se cilën zyrtare e kishte shkarkuar VV-ja për një status në Facebook, ja çka paralajmëron

Aktuale

Ish-anëtari tregon se cilën zyrtare e kishte shkarkuar VV-ja për një status në Facebook, ja çka paralajmëron

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:18
Lëvizja Vetëvendosje

Leon Duhanaj, ish anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti e kishte përjashtuar Ajnishahe Halimin për një status në Facebook.

Duhanaj ka treguar se edhe ai ishte dorëhequr pastaj në shenjë solidarizimi me Halimin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Vetëvendosje po e “vajton” qe një vit shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse, e jo shkarkimin e saj nga partia.

Ai ka paralajmëruar se skena të përjashtimit do të ketë sërish nga Vetëvendosje, nëse ajo e merr pushtetit.

Postimi i Duhanajt në Facebook:

Ndjesë pastë tashmë e ndjera Ajnishahe Halimi, ishte përjashtuar nga VV vetëm për një status në FB, ku tregtonte që ishte marrë në pyetje nga "milicia" e VV-së. Tani, ata përjashtuesit, e që një vit e "vajtojnë" shkarkimin e Vjosës nga pozitat udhëheqëse. Shkarkimin pra, jo përjashtimin nga partia.

Unë në atë kohë, në 2015 në shenjë solidarizimi me Ajnishahen dhashë dorëheqjen time.

Me pastaj VV ka përjashtuar me qindra njerëz përfshirë edhe kryetarin në atë kohë Visar Ymerin.

Veç mos i mbyllni sytë se këto skena do t'i përjetojnë institucionet e vendit, nëse VV e merr pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat