Abrashi në Facebook e bën veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës

Aktuale

Abrashi në Facebook e bën veten kryetar të ardhshëm të Prishtinës

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:20
Arban Abrashi

Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vota e deputetit Etem Arifi ndaj Qeverisë Hoti të shpallet e pavlefshme.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës nga LDK-ja, Arban Abrashi është shprehur i gatshëm të kandidojë për të parin e Komunës së Prishtinës nëse partia do ia kërkonte.

Këtë vendim si duket Abrashi e ka marrë me shumë seriozitet pasi që në faqen e tij në Facebook shihet se tek të dhënat e tij shkruan “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.

Abrashi për momentin është sekretar dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat