​“Klinikat Covid”, protagonistët tregojnë momente të vështira dhe sfiduese

Aktuale

​“Klinikat Covid”, protagonistët tregojnë momente të vështira dhe sfiduese

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:14
QKUK

Ardhja e COVID-19 në mesin tonë ndryshoi gjithçka. Derisa shtoheshin rastet e qytetarëve të infektuar me këtë virus të panjohur, dhomat e klinikave dhe spitalet e Kosovës veç sa shkonin e mbusheshin me pacientë. Në këtë luftë mantelbardhët ishin “ushtarët e heshtur” tek të cilët e kishim shpresën e vetme.

Derisa në mars nuk kishte shumë raste, mesi i verës erdhi me një valë shpërthimi të COVID-19, e për pasojë u deshtë të rriten kapacitetet e shtretërve. Për të përballuar fluksin e madh të pacientëve përveç Klinikës Infektive të infektuarit u hospitalizuan edhe në Pulmologji, Klinikën e Mjekimit Intensiv, Mjekësinë Sportive, Klinikën Internistike si dhe dy reparte për rastet me COVID-19 ishin krijuar në kuadër të Gjinekologjisë dhe në Pediatri. Qindra pacientë u trajtuan edhe në shtatë spitalet e përgjithshme regjionale në nivel të vendit.

Nga fillimi i pandemisë e deri në mesin e dhjetorit në Klinikën Infektive kërkuan trajtim ambulantorë mbi 15 mijë qytetarë.

Kështu ka thënë drejtohesha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha e cila në një rrëfim për kp ka treguar se rreth 11 për qind e pacientëve që kanë qenë të shtrirë në këtë klinikë e kanë humbur betejën me koronavirus.

Drejtoresha e Klinikës Infektive thotë se ballafaqimi me këtë virus të padukshëm ka qenë sfidë, por kanë arritur ta menaxhojnë mirë situatën edhe fal ndihmës së kolegëve të tyre të klinikave tjera.

Ajazaj-Berisha: 11 për qind të rasteve kanë përfunduar me vdekje

“Prej pacientëve të cilët janë trajtuar COVID-pozitiv 84 për qind e këtyre pacientëve janë liruar për në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 5 për qind e këtyre pacientëve janë bërë transfere nëpër klinikat tjera, dhe 11 për qind të rasteve kanë përfunduar me vdekje. Kemi pasur numër të madh të rasteve edhe që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në mënyrë ambulantore dhe kemi pasur mbi 15 mijë raste që gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në zyrën e pranimit të Klinikës Infektive....02 Normal që për ne ky vit ka qenë mjaftë sfidues me shumë të papritura duke pasur parasysh se ishte një sëmundje të panjohur me shumë gjëra të panjohura qoftë rrugëve të përhapjes, trajtimit, diagnostikimit të këtyre rasteve është bërë një punë vetëmohuese e stafit shëndetësor dhe stafi tjetër mbështetës ku përveç infektolog kemi pasur edhe anesteziologë që kanë qenë në Klinikën Infektive, kemi pasur edhe ndihmë nga mjekët vullnetarët...Gjatë kësaj kohe kemi punuar 24 orë pa orar, kështu që jemi munduar që në çdo moment për çdo qytetar të ofrojmë ndihmë shëndetësore”, theksoi ajo.

Derisa i renditë disa nga sfidat që i kaluan e po vazhdojnë t’i kalojnë në këtë luftë, Ajazaj-Berisha thotë se ndër momentet më të vështira është kumtimi i lajmit tek familjarët për personat që nuk arritën t’i mbijetojnë COVID-it.

Madje ajo thotë se kur një pacient e humbin për mantelbardhët është sikur ta humbin një familjar të tyre.

Ajazaj-Berisha: Dhënia e lajmit se kemi humbur një pacientë ka qenë momenti më i vështirë

“Në këtë kohë të pandemisë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për aryse se familjarët nuk kanë qenë të pranishëm dhe ka pasur momente kur ata kanë qenë në vetëizolim dhe nuk kanë mundur të dalin nga shtëpia dhe është dashur t’ua komunikojmë këtë lajm dhe ju e dini që edhe procedruat e varrit të COVID-19 janë më ndryshe se procedurat tjera, kështu ka qenë një moment shumë i vështirë që një anëtarit ë familjes t’ia kumtosh një lajm të tillë....Kjo është pjesa më e vështirë që ne më së rëndi e kemi përjetuar dhe çdo vdekje e çdo qytetari ka qenë sikur vdekje e një anëtari i familjes dhe çdo humbje e betejës ka qenë shumë e rëndë qoftë edhe komunikimi por edhe përballimi”, tha ajo.

E me pacientët që ishin në gjendje më të rëndë e të cilët edhe ishin të shpeshtë që nuk mbijetuan u morën mjekët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv. Kryeshefi i kësaj Klinike, Rexhep Gjyliqi në një rrëfim thotë se fillimisht rastet më të rëndë i trajtuan në Mjekësinë Sportive, por kur rastet u shtuan atëherë pacientët u bartën në Klinikën e Anesteziologjisë.

Ai thotë në fillim të përhapjes se pandemisë ishin më në panik, por tani u mësuan të jetojnë me COVID-in. Gjyliqi thotë se kjo sëmundje me shumë të panjohura ka qenë sfidues për stafin mjekësor.

Gjyliqi: U mësuam të jetojmë me virusin

“Nëse e krahasojmë situatën sot dhe atëherë̈ kur ndoshta nuk kanë qenë dy-tre raste në Kosovë ne kemi pasur panik më të madhe sesa sot kur janë me mijëra raste aktive....17 Një prej gjërave që ndoshta të bënë me u ndier shumë keq është edhe kjo komunikimi i informatës së familjarët që më nuk e ka në jetë familjarin. E njëjta gjë ndodh edhe me të sëmurët me COVID, por me të sëmurët me COVID është edhe një çështje tjerër se ata deri në një përkeqësim më agresiv ata janë edhe vetë me vetëdije edhe faktikisht e shohin se po shuhet ngadal ngadal. Është e rëndë si nuk është e rëndë, e rëndë edhe me pacientët kur kërkojnë ndihmë, por edhe me familjarët kur ua komunikon”, tha ai.

Krahas këtyre dy klinikave që merreshin me mjekim të pacientëve me COVID-19, Klinika e Pulmologjisë trajtoi edhe persona që dyshohej që ishin infektuar.

Pulmologu Besim Morina në një rrëfim të tij ka treguar se gjatë vitit 2020 kanë pasur numër enorm të pacientëve.

Sfidat me të cilat u ballafaquan ai i ndan në disa nivele, Morina thotë se krahas shifrave te larta të pacientëve që kërkonin mjekim, punën e bënte edhe më të vështirë fakti se kryesisht ishin gjendje tejet të rënda të pacientëve.

Morina: Numri i pacientëve ka qenë shumëfish më i madh se viteve tjera

“Ka qenë sfiduese në disa nivele. Pikë së pari ka qenë sfiduese se numri i pacientëve ka qenë shumë fish më i madh, po flasim për një numër shumë fish më të madh se sa në një gjendje normale. Kemi pasur me dhjetëra, dhjetëra pacientë më shumë. E dyta që ka qenë sfiduese ka qenë se kemi punuar me kapacitete më të vogla sesa normalisht pasi gjatë gjithë kohës ka qenë dikush nga mjekët ose infermierët i sëmurë pra jashtë funksionit. Asnjëherë, asnjë ditë nuk ka qenë i gjithë stafi në gjendje gatishmërie gjithmonë ka qenë dikush që ka qenë i infektuar... përveç numri të rritur të pacientëve pesha e sëmundjes së tyre ka qenë shumë e rëndë. Derisa më herët kemi trajtuar pacientë me gjendje jo shumë të rëndë shëndetësore gjatë pandemisë jemi marr ke pacientë me gjendje shumë të rëndë”, tha ai.

Morina madje thotë se ka pasur momente kur janë ballafaquar me probleme elementare qoftë sigurimi i oksigjenit apo një shtrati që për pacientët me koronavirus kishin domethënie të madhe për jetesë.

Morina: Kemi pasur ditë kur jemi përballur me mungesë shtrati e sigurimi oksigjeni

“Ka qenë tepër e vështirë kemi pasur ditë kur jemi përballur me probleme më elementare siç është sigurimi i oksigjenit, mungesë e një shtrati për një pacientë të rëndë dhe secila kujdestari ka qenë sfiduese kur ka qenë edhe kulmi i pandemisë sidomos mujave të fundit por normalisht edhe fal përkushtimitntë stafit dhe mirëkuptimit të familjarëve dhe janë tejkalur këto vështirësi sepse duke marr parasysh një sistem të brishtë shëndetësor fragjil siç e ka Kosova po mos të kishim pasur një përkushtim më të madh të stafit dhe një mirëkuptim prej familjarëve ne do kishim dështuar në menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Kosova që nga fillimi i pandemisë e deri në këto ditët e para të janarit ka regjistruar mbi 52 mijë persona, prej tyre mbi 43 mijë janë shëruar dhe mbi 1300 qytetarë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat